Liverpool dhe City bëjnë “paqe”, Mahrez humbet penallti (VIDEO)

Liverpool dhe Manchester City kanë dhuruar spektakël, por nuk kanë mundur që të shënojnë asnjë gol, pasi dueli u mbyllë pa gola. Në “Anfield Road” u zhvilluar një duel shumë i luftuar, me vendasit më këmbëngulës në 45 minutat e para, por pa raste shumë të pastra për shënim.

Në pjesën e dytë loja u bë edhe më e ndezur, veçanërisht në minutat e fundit. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, “qytetarët” kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh pasi fituan një penallti pas një faulli të Van Dijk ndaj Sane. Nga pika e bardhë shkoi Mahrez, i cili gaboi duke e dërguar topin jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Alisson.

Pas këtij barazimi, kreu i renditjes ndahet nga tre skuadra: Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, me “qytetarët” që kanë golaverazhin më të mirë, të pasuar nga Blutë e Londrës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?