Liverpool merr vendimin drastik për Salah
Shumë shtrenjtë i kanë kushtuar deklaratat Mohamed Salah që i kishte kundër drejtuesve të Liverpool dhe trajnerit Arne Slot. Salah tha se klubi e kishte braktisur dhe se po bëhej pa të drejtë fajtor për situatën e ekipit, duke shtuar se dikush nuk e donte më në klub, ndërsa shtoi se nuk ka më marrëdhënie me trajnerin Arne Slot.
Sot, klubi dhe trajneri Slot kanë marrë vendimin drastik për egjiptianin, duke e lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Interit, e vlefshme për Champions League.
Sulmuesi egjiptian ka qenë rregullisht në stërvitje të dielën dhe të hënën, por nuk u përfshi në listën për këtë ndeshje. Në ndeshjen e fundit të Liverpool ndaj Leeds, që përfundoi barazim 3-3, Salah nuk u aktivizua asnjë minutë dhe pas ndeshjes vetë lojtari kërkoi gazetarët për të shfryrë dufin e tij ndaj situatës ku ndodhet.
“Kam bërë shumë për këtë klub, sidomos sezonin e kaluar. Klubi më ka bërë shumë premtime që nuk po i mban. Nuk e di pse më kanë braktisur”, tha Salah pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

