Liverpooli arrin akordin me yllin e Portos për 60 milionë euro

Liverpooli ka arritur një marrëveshje me Porton për transferimin e Luis Diaz gjatë merkatos së janarit. Skuadra portugeze në fakt ka ulur ndjeshëm nga kërkesa e parë e tyre, që ishte 80 milionë euro.

“The Reds” do të paguajnë vetëm 45 milionë euro plus 15 të tjera që do të shkojnë në formë bonusesh. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Interin, që në fazën e 1/16-ve do t\i ketë përballë në Champions League.

Luiz Diaz është një nga talentet më të spikatur kohët e fundit në futbollin evropian, teksa vjen nga një sezon shumë i mirë me Porton. /R.Lika-Koha Jonw/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?