Liverpooli befason Realin, e sfidon edhe në merkato për Kylian Mbappe

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen me njëri-tjetrin në datën 28 ​​në finalen e Champions League, në Paris, por në javët në vijim mund të sfidohen edhe në merkato për shërbimet e Kylian Mbappe.

Ylli francez që i përfundon kontrata këtë verë prej kohësh përflitet për një transferim te skuadra madrilene. Një operacion për të cilin Perez ka punuar prej vitesh, madje kanë ofruar 200 milionë euro verën e kaluar, pavarësisht se kishte vetëm një vit kontratë.

Tani gjithçka do të varet nga Mbappe, teksa sipas mediave ende nuk është arritur një marrëveshje për kushtet e kontratës me Real Madridin. E ardhmja e tij është e qartë që do të jetë larg nga Parisi, por përfshirja e Liverpoolit në këtë garë mund të ndryshojë shumë gjëra për Realin. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?