Liverpooli bën gati 20 milionë euro për Vlahovic

Liverpooli ka nisur lëvizjet në merkato në kërkim të një sulmuesi dhe një nga emrat kryesorë në listën e “Reds” është Dusan Vlahoviç. Klubi anglez po kërkon përforcime pas dëmtimit të rëndë të Isak, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj, pas frakturës së fibulës të pësuar në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Tottenhamit.

Sipas raportimeve të TuttoJuve.com, Liverpooli është gati të paraqesë një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh për sulmuesin serb në merkaton e janarit. Një shifër që mund ta bindë Juventusin të heqë dorë nga kartoni i Vlahoviçit, duke shmangur rrezikun e largimit të tij pa pagesë në verë, pasi kontrata e futbollistit skadon më 30 qershor.

Ideja e klubit anglez është të mbyllë marrëveshjen që në janar, duke përfituar nga situata kontraktuale e lojtarit dhe duke e siguruar për një çmim më të ulët se vlera reale e tij në treg. Për këtë arsye, kontaktet e para me drejtuesit bardhezi tashmë kanë nisur dhe oferta zyrtare mund të mbërrijë në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?