Liverpooli bën gati 50 milionë euro për yllin e Realit

Liverpooli edhe pse po zhvillon një sezon perfekt, sërish kërkon të ndërhyjë në merkato. Të kuqtë janë gati që të bëjnë një sforco ekonomike për të nënshkruar me Aurélien Tchouaméni, mesfushorin e Real Madridit.

Që kur u bë pjesë e Los Blancos, francezi u dallua me paraqitjet e tij, por në këtë sezon, ai është aktivizuar në mënyrë të limituar për shkak të konkurrencës. Trajneri Carlo Ancelotti e ka mbështetur lojtarin, ndërsa e ka aktivizuar edhe në qendër të mbrojtjes.

Sipas Fichajes.net, Liverpool ofron 50 milionë Euro për kartonin e 24-vjeçarit, por në garë është dhe Manchester City që kërkon një mesfushor në janar.

SHKARKO APP