Liverpooli bën gati një super blerje këtë muaj, do të investojë 72 milionë euro

Liverpooli është duke përgatitur një goditje të rëndësishme në merkato. Bëhet fjalë për Luis Diaz nga skuadra e Portos. Skuadra e  Klopp do të investojë plotë 72 milionë euro për anësorin kolumbian, i cili këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tri asist në 15 ndeshje në kampionatin portugez.

Strategu gjerman e sheh si zëvendësuesin ideal të Mohamed Salah dhe të Sadio Mane, që do të jenë të impenjuar në Kupën e frikës gjatë këtij muaji.

Liverpooli do të priste deri në verë për të bërë një ndërhyrje në fazën e sulmit, por largimi i dy lojtarëve ka përshpejtuar gjithçka. Klauzola e Luis Diaz është 80 milionë euro, ndërkohë që oferta e “The Reds” për momentin është pak më e ulët. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?