Liverpooli bën gati ofertën e “çmendur, 120 milionë euro për Alexander Isak
Liverpool ka vendosur të fokusohet te Alexander Isak si objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sipas mediave britanike, “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez të Newcastle United.
Pavarësisht ofertës marramendëse, drejtuesit e “Magpies” nuk kanë ndërmend ta shesin Isak këtë verë dhe duan ta mbajnë të paktën edhe për një sezon tjetër në “St. James’ Park”. 24-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Neëcastle dhe konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Premier League.
Në rast se operacioni për Isak nuk realizohet, trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, ka përgatitur planin B: bëhet fjalë për sulmuesin francez Hugo Ekitike, i cili aktivizohet aktualisht me Eintracht Frankfurt në Bundesligë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

