Liverpooli bën gati ofertën për yllin e Interit në janar
Liverpooli do të ketë vështirësi gjatë janarit pasi tri nga yjet Salah, Mane, Keita dhe do t’i bashkohen kombëtareve të tyre. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e klubit gjatë muajit janar do të “hidhen” në merkato për të zëvendësuar pikërisht tre yjet e skuadrës.
Në listën e “The Reds” ndodhet edhe mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, të cilit i skadon kontrata me zikaltrit më 30 qershor të vitit 2022 dhe në rast se kroati nuk rinovon kontratën, italianët mund të pranojnë ofertën e klubit nga Anfield për të mos e humbur lojtarin me parametra zero gjatë verës.
KOHA JONË SONDAZH

