Liverpooli bën gati revolucionin në verë, ja 6 lojtarët që do largohen

Liverpooli këtë sezon dhuroi spektakël në Premier League duke pësuar vetëm një humbje deri më tani ndaj Watfordit. Skuadra e Klopp ndërkohë nuk arriti që të bënte mirë në Champions League, duke u eliminuar në fazën e 1/8-ve nga Atletico Madrid.

Sipas “Sky Sports UK”, Liverpooli është gati për një revolucion të vërtet në verë. Jurgen Klopp kërkon t’i ndryshojë fytyrën skuadrës duke evidentuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë ne planet e tij.

Bëhet fjalë për Dejan Lovren, Divock Origi, Xherdan Shaqiri, Naby Keita, Loris Karius dhe Nathaniel Clyne, të cilët do të duhet që të mendojnë për të gjetur një tjetër skuadrës për të ardhmen e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP