Liverpooli dhe Chelsea fitojnë me vuajtje, Xhaka mund me lehtësi Brojën (VIDEO)
Spektakël dhe gola të shumtë në ndeshjet e orës 16:00 në Premier League. Southamptoni i Brojës pësoi një humbje 3-0 në duelin ndaj Arsenalit të Xhakës. Lacazette, Odegaard dhe Magalhaes ishin autorët e golave për skuadrën e topçinjve. Broja ishte në fushë për 70 minuta, por nuk mundi që të linte gjurmë.
Liverpooli mori një fitore minimale 1-0 ndaj Aston Villës. Episodi vendimtar ndodhi në mintën e 65-të, teksa Salah pengohet brenda zonës, ndërkohë që shkon vetë nga pika e bardhë për ta kthyer në gol. Ky ishte goli i 14-t në kampionat për sulmuesin egjiptian.
Chelsea mori një fitore shumë të vështir 3-2 ndaj Leeds United. Miqt kaluan të parët në avantazh me Raphinha nga pika e bardhë, por Chelsea gjeti barazimin me Mount në fundin e pjesës së parë. Jorginho në fillimin e fraksionit të dytë riktheu Blutë e Londrës në avantazh, ndërkohë që Gelhardt do të barazonte shifrat. Në shtesën e ndeshjes, Chelsea fitoi një penallti me Rudiger, që do të kthehej sërish në gol nga Jorginho.
KOHA JONË SONDAZH

