Liverpooli e nis mbarë vitin 2020, mund lehtësisht Sheffield dhe vijon serinë rekord (VIDEO)

Liverpooli nuk ka ndërmend që të ndalet në Premier League as në vitin 2020. Skuadra e Jurgen Klopp e ka nisur me një fitore të thjesht 2-0 ndaj Sheffield United.

Të Kuqve ju deshën vetëm 4 minuta për të zhbllokuar ndeshjen, teksa pas një aksioni të gjatë, do të ishte Salah, që do të realizonte brenda zonës. Liverpooli do të administronte mjaft mirë rezultatin, ndërkohë që në pjesën e dytë do të shënonte një tjetër gol.

Pas një kombinimi me Salah, Mane godet në hyrje të zonës, ndalet nga portieri dhe në tentativën tjetër e ka të thjeshtë për të shënuar me portën e boshatisur.

Besojeni ose jo, por Liverpooli ka fituar 20 nga 21 ndeshje në total këtë sezon, duke grumbulluar 58 pikë, një rekord më vete në Europë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP