Liverpooli e nis me humbje vitin 2021, tani rrezikon edhe vendin e parë (VIDEO)
Liverpooli e ka nisur me një humbje vitin 2021. Skuadra e Jurgen Klopp është mposhtur 1-0 në transfertën ndaj Southampton. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Të Kuqtë që e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë.
Danny Ings shfrytëzoi më së miri përgjumjen e mbrojtjes së Liverpoolit duke arritur që të shënonte me një goditje me parabël. Kampionët në fuqi vuajtën shumë duke krijuar shumë pak, për të merituar pikë nga kjo ndeshje.
Kjo është humbja e dytë sezonale për Liverpoolin, që mbetet e para, por mund të parakalohet nga United nëse do të fitojë ndaj Burnley-it. /R.Lika-Koha Jone/