Liverpooli feston edhe pse humbi finalen e Championsit, Klopp: Ky është klubi më i mirë në botë!
Liverpool u mund mbrëmë në finalen e Champions League, por tifozët e The Reds gjithsesi kanë festuar ditën e sotme.
Sot ata i kanë pritur lojtarët ngrohtësisht dhe kanë festuar për FA Cup dhe Carabao Cup, ndërkohë që Jurgen Klopp nuk ka dyshime që është në klubin më të madh në botë.
“Ky është klubi më i mirë në botë. Ne humbëm një finale të Champions League dje dhe kjo është pritja që morëm. Nuk mund të më interesonte më pak se njerëzve. Çfarë klubi!”, shprehet Klopp.
“This is the best club in the world” ❤️ pic.twitter.com/zMsyC5Q5FB
— Liverpool FC (@LFC) May 29, 2022
KOHA JONË SONDAZH

