Liverpooli fiton Carabao Cup pas 22 penalltive ndaj Chelsea-t, Kepa vendos finalen (VIDEO)
22 penallti për të mësuar fituesin e Carabao Cup për vitin 2022. Liverpooli arriti që të triumfonte në finalen ndaj Chelsea-t, vetëm falë ruletës së 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën pa gola.
Në faktë golat u shënuan, por që do të anuloheshin nga arbitri apo dhe VAR. Chelsea-t ju anuluan 3 të tillë, ndërkohë që Liverpoolit 1. Në gjuajtjet e penalltive, të gjithë futbollistët i shënuan përveç portierit Kepa, i cili u fut në fushë në fundin e shtesës vetëm për penalltitë, por rezultoi të ishte vendimtar për keq.
KOHA JONË SONDAZH

