Liverpooli fiton derbin e qytetit ndaj Everton, mbetet e vetme në krye

Liverpool ka arritur që të dalë me një fitore nga derbi i qytetit, duke mposhtur Evertonin me rezultatin 2-1 dhe vijon të mbetet me pikë të plota pas pesë javësh.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ku “The Reds” realizuan dy gola brenda 30 minutash. Gravenberch hapi serinë e golave pas një pasimi perfekt nga Salah, ndërsa për 2-0 shënoi Ekitike, i shërbyer pikërisht nga mesfushori holandez, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Në pjesën e dytë Evertoni tentoi reagimin dhe arriti të ngushtojë diferencën me golin e Gueye, por nuk mjaftoi për t’i shpëtuar humbjes. Skuadra e Arne Slot vazhdon marshimin e saj të pandalshëm, duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshje dhe duke mbetur e vetme në krye të tabelës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?