Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Brentfordit, merr vendin e dytë (VIDEO)
Liverpooli merr një fitore të thjeshtë 3-0 në shtëpi ndaj Brentfordit dhe merr vendin e dytë në tabelën e renditjes. Skuadra e Klopp vuajti disi në gjetjen e golit, i cili do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë nga Fabinho.
Në minutën e 69-të Oxlade-Chamberlain shshënoi golin e dytë, ndërkohë që ndeshjen e vulosi disa minuta më pas Takumi Minamino. Pa Salah dhe Mane që janë të impenjuar në Kupën e Afrikës, Liverpooli ia doli që të merrte një tjetër sukses që e ngjit në kuotnë e 45 pikëve, dy më shumë se Chelsea i vendit të tretë.
KOHA JONË SONDAZH

