Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Aston Villas dhe mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)

Liverpooli mban gjallë shpresat për titullin kampion në Premier League, duke marrë një fitore 2-1 me përmbysje në fushën e Aston Villas.

Ndeshja në fakt nisi në malore për skuadrën e Klopp që e pa veten në disavantazh pas vetëm 3 minutash lojë. Douglas Luiz në dy tentativa arrin që ta dërgojë topin në rrjetën e Alisson Becker.

Liverpooli reagon menjëherë duke barazuar pas 3 minutash me Matip që shfrytëzon më së miri një rrëmujë në zonë. Në fraksionin e dytë “The Reds” gjetën dhe golin e dytë me Sadio Mane që shënoi me kokë pas një pasimi fantastik të Luiz Diaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i Klopp ngjitet në kuotën e 86 pikëve, po aq sa Manchester City, që ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?