Liverpooli fiton me “poker” ndaj Southamptonit, Broja luan mirë është i pafatë (VIDEO)
Liverpooli vijon me fitore me “poker” në kampionat, duke marrë një sukses 4-0 ndaj Southampton, njëlloj si ndaj Arsenalit një javë më parë. Skuadra e Jurgen Klopp ëshë kthyer në një “makineri perfektë” duke e zgjidhur ndeshjen për 35 minuta
Diogo Jota shënoi fillimisht dopietë pas dy pasimeve shumë të mira të Robertson dhe Salah. Në minutën e 35-të, do të ishte një devijim në zonë pas një goditje të Thiago që do të shkonte në kuadrat. Në fillimin e pjesës së dytë Van Dijk shënoi me jë goditje fluturimthi brenda zonës, por më pas për shenjë respekti nuk e festoi.
Armando Broja ishte në fushë që nga minuta e parë duke bërë një paraqitje shumë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tij. Në një rast do të ndalej nga një pritje fantastike e portierit Alisson, pasi u gjend përballë tij. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

