Liverpooli fiton ndaj Brighton dhe shkon në -3 pikë nga City (VIDEO)
Liverpool ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brighton, 2-0, duke ju afruar me vetëm 3 pikë City-it kryesues. Y ishte suksesi i 8-të radhazi për skuadrën e Klopp.
Luis Diz zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, duke gjetur golin e dytë në Premier League. Sulmuesi kolumbian mori një asist nga Matip, u tregua më i shkathët se portieri kundërshtar, dërgoi topin në rrjetë dhe u dëmtuar pas kontaktit me spanjollin Sanchez.
Në minutën e 61-të, Liverpool fitoi një penallti. Mohamd Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e qetësisë. Sulmuesi egjiptian kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier League me 20 gola, 8 më shumë se Diogo Jota dhe Sadio Mane, dy shokët e skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

