Liverpooli fiton ndaj Burnley-it dhe ndjek City-in, Tottenham pëson disfatën e tretë radhazi (VIDEO)
Liverpooli nuk i ndahet Manchester City-it. Skuadra e Klopp mori një fitore minimale në duelin e javës ndaj Burnley-it. Goli i vetëm u shënua në minutën e 40-të të pjesës së parë.
Fabinho do të përfitonte nga një rrëmujë në zonën e vendasve, atje ku braziliani realizoi me goditjen e dytë. Liverpooli ruan vendin e dytë me 54 pikë, 9 më pak se City.
Situatë e komplikuar ndërkohë te Tottenhami, që pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat, në shifrat 0-2 ndaj Wolves. Raul Jimenez dhe Dendoncker ishin autorët e golave. Wolves tashmë ka 37 pikë në vendin e 7-të, 1 më shumë se Tottenham. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

