Liverpooli fiton ndaj Crystal Palce dhe shkon -9 pikë nga City (VIDEO)
Liverpooli fitoi 3-1 në fushën e Crystal Palace dhe ngushton në 9 pikë diferencën me Manchester City-n kryesues, por “The Reds” kanë dhe një ndeshje më shumë për të rikuperuar.
Skuadra e Jurgen Klopp e zgjidhi shumë shpejt sfidën në “Selhurst Park”. Ku që në minutën e 8-të e gjeti golin van Dijk, për të ardhur më pas te minuta e 32-të, kur Oxlade-Chamberlain thelloi epërsinë e miqve.
Edouard rihapi takimin në të 55-tën, por një minutë para përfundimin të kohës së rregullt Fabinho vulosi suksesin 1-3 të Liverpoolit nga pika e bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

