Liverpooli fiton ndaj West Ham dhe shkon -3 pikë larg nga City kryesues (VIDEO)
Liverpooli merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa tashmë është vetëm 3 pikë larg nga Manchester City kryesues. Të Kuqtë triumfuan minimalisht në duelin e radhës ndaj West Ham.
Momenti më vendimtar i duelit ishte në minutën e 27-të, teksa pas një aksioni nga Alexandre-Arnold nga krahu i djathtë, Sadio Mane e ka të thjeshtë që ta dërgojë topin në rrjetë.
Skuadra e Klopp administroi më së miri rezultatin deri në fundin e ndeshjes, duke vënë nën presion City-in, ndërkohë që kanë ruajtur dhe energjitë për duelin e kthimit ndaj Interit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

