Liverpooli fiton super duelin ndaj City-it, shkon në finalen e FA Cup (VIDEO)
Liverpooli është finalistja e parë e këtij sezoni në FA Cup, pasi mori një fitore të madhe 3-2 në gjysmëfinalen ndaj Manchester City-it. Dueli dhuroi spektakël dhe emocione, por “qytetarët” kishin disa mungesa në formacion.
Të Kuqtë dominuan në fraksionin e parë, duke shënuar plotë 3 gola. Ibrahim Konate zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të me një goditje me kokë. Më pas do të ishte Sadio Mane që do të shënonte dy gola, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës së Guardiolës, teksa në një gol faji ishte i portierit Steffen.
City reagoi në fraksionin e dytë, duke shkurtuar shifrat me Grealish, ndërkohë që Bernardo Silva realizoi golin e dytë në minutën e parë të shtesës, duke i dhënë shpresa minimale ekipit të tij në sekondat e fundit për ta dërguar në shtesë. Një gjë që nuk do të ndodhte, teksa Liverpooli administroi rezultatin deri në fund. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

