Liverpooli fiton titullin pas 30 vitesh, e ndihmon Chelsea që mund City-in (VIDEO)
Liverpooli është kampion i Anglisë për sezonin 2019-2020. Skuadra e Jurgen Kloppi ka dhënë fund pritjes 30-vjeçare, teksa mbrëmjen e sotme e ndihmoi Chelsea, që arriti të fitonte 2-1 ndaj Manchester City-it. Me 7 javë nga fundi diferenca prej 23 pikësh është e mjaftueshme për të mbyllur zyrtarisht garën për titull.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Blutë e Londrës. Një mosmarrëveshjes mes Mendy dhe Gundogan, u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Pulisic në minutën e 36-të. Futbollisti amerikan arriti që ta dërgonte topin në cepin e portës, duke i dhënë avantazhin ekipit të Lampard.
Manchester City reagoi në fillimin e pjesës së dytë, duke arritur që të barazojë rezultatin. Në minutën e 55-të, Kevin De Bruyne ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndësh.
13 minuta nga fundi, Fernandinho ndali topin me dorë në vijën e portës, duke merituar ndëshkim me karton të kuq dhe penallti. Nga pika e bardhë Willian do të arrinte që të shënonte golin e fitores për Blutë e Londrës që ndihmuan Liverpoolin të nisë festën e titullit. /R.Lika-Koha Jone/