Liverpooli fitore historike ndaj United në “Teatrin e Ëndrrave” (VIDEO)

Liverpooli është i pamëshirshëm gjatë këtij sezoni. Skuadra e Jurgen Klopp i ka shkaktuar një humbje të turpshme United në “Old Trafford” në shifrat 0-5.

“The Reds” e zgjedhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar plotë 4 gola. Në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejtë Salah shërben një asist për Neby Keita, i cili nuk fal përballë portierit. Në të 13-të, nga një aksion i rrjedhshëm i Alexandre Arnold, Diogo Jota arrin që të shënojë dhe golin e dytë, duke përfituar dhe nga përgjumja e mbrojtjes vendase.

Liverpooli nuk u mjaftua me kaq, pasi Mohamed Salah në një formë të shkëlqyer do të shënonte dy gola të tjerë në fundin e pjesës së parë, dhe një tjetër në fillimin e së dytës.

Një tripletë personale, që bën që egjiptiani të marrë topin në shtëpi. Ronaldo gjeti golin, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Pogba, por mesfushori francez do të ndëshkohej me karton të kuq, pas një ndërhyrje shumë të ashpër. Liverpooli gjithsesi u kursye duke mos sulmuar më, teksa mban endin e dytë me 21 pikë, vetëm një më pak se Chelsea. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP