Liverpooli i frikshëm, shkatërron Arsenalin me “poker” (VIDEO)
Pasi shkatërroi Manchester United, Liverpooli bën të njëjtën gjë edhe ndaj Arsenalit. Skuadra e Jurgen Klopp është treguar e pamëshirshme, duke fituar në shifrat 4-0 në “Anfield Road”.
Sadio Mane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të. Në fraksionin e dytë Diogo Jota dyfishoi shifrat, ndërkohë që më pas do të sishin Salah dhe Minamino që do të vulosnin suksesin e “Të Kuqve”.
Liverpooli me këtë fitore ngjitet në kuotën e 25 pikëve, 4 më pak se Chesea kryesues. Arsenali ndërkohë mbetet në vendin e pestë me 20 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

