Liverpooli i pamëshirshëm në Premier League, mund lehtësisht Tottenhamin (VIDEO)
Liverpooli nuk njeh rival këtë sezon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar super ndeshjen hapëse të javës së 5-të ndaj Totenhamit. Në “Wembley Stadium”, të kuqtë dominojnë thuajse të gjithë ndeshjen, duke mundur 2-1 ekipin e Pochettinos, i cili po kalon një moment të vështirë. Liverpooli ushtroi presion që në minutat e para, duke gjetur edhe golin e parë me Mane, por sulmuesi i të kuqve ishte në pozicion të parregullt.
“Spursat” u munduan që të reagonin, por pa Dele Allin në fazën e avancuar ishin shumë të lexueshëm, teksa i vetmi që shqetësonte disi ishte Lucas. Në minutën e 39-të, ekipi i Klopp gjeti golin e avantazhit me Wijnaldum, teksa gjyqtari u sinjalizua se topi kishte kaluar vijën e portës.
Në pjesën e dytë Liverpooli të luajë shumë më mirë, duke goditur shtyllën me Robertson, ndërkohë që Firmino në minutën e 54-t dyfishoi avantazhit pas një aksioni mjaft të mirë të Mane nga e majta. Tottenham ndërkohë rrezikoi vetëm në një rast duke goditur shtyllën me Lucas, ndërkohë që në kohën shtesë Lamela shkurtoi diferencat, por vetëm kaq. Liverpooli mban vendin e parë në renditjen e Premier League me pikë të plota, 15. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

