Liverpooli i pandalshëm, mund në “frymën e fundit” Leicesterin (VIDEO)

Liverpooli nuk ka ndërmend të ndalet në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur fitoren e 8 në 8 ndeshje në kampionat. Të kuqtë mundën 2-1 Leicesterin me një gol të shënuar në “frymën e fundit”.

 

Sadio Mane do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 40-të, pasi mori një top të bukur nga kapiteni Milner. Kur u duk se gjithçka ishte mbyllur, 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, James Maddison vendosi heshtjen në “Anfield”.

Në minutën e 5-të shtesë, Milner shënoi nga pika e bardhë, golin e që e mban Liverpoolin me pikë të plota. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP