Liverpooli i pandalshëm në merkato, arrin akordin për transferimin e Isak
Me transferimin e Luis Diaz drejt Bayern Munich pothuajse të përfunduar, Liverpool ka nisur punën për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për zëvendësuesin e tij. Emri që qëndron në krye të listës është ai i Alexander Isak, sulmuesit suedez që aktivizohet aktualisht te Neëcastle United.
Sipas raportimeve të Sky Sport, Isak ka dhënë tashmë miratimin e plotë për transferimin te “The Reds”, duke pranuar një kontratë pesëvjeçare, e cila ka përmbushur kërkesat e tij financiare.
Tani pritet vetëm oferta zyrtare nga ana e Liverpoolit për kartonin e lojtarit, e cila pritet të jetë në kufijtë e 100 milionë eurove. Nga ana tjetër, Neëcastle ka mbajtur një vlerësim prej 150 milionë eurosh për sulmuesin, por ndjesia është se një akord për rreth 120 milionë euro (me bonuset përfshirë) mund të arrihet.
Sipas mediave britanike, 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen e operacionit, që do ta sillte një nga sulmuesit më të mirë të Premier League në “Anfield”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

