Liverpooli i pandalshëm në merkato, pas Isak kërkon edhe Barcola nga PSG
Pas afrimeve të bujshme të Wirtz, Ekitiké, Frimpong dhe Kerkez, Liverpool duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato vere. Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, “The Reds” kanë vënë në shënjestër Bradley Barcola, sulmuesin e talentuar të Paris Saint-Germain, i cili është shpallur asistuesi më i mirë i sezonit 2025.
Francezi i lindur në vitin 2002 shihet si përforcimi ideal për të kompletuar një repart ofensiv tashmë të frikshëm për klubin anglez. Liverpool e konsideron Barcolën një profil të përsosur për stilin e lojës së tij: i shpejtë, teknik dhe me potencial të madh për rritje.
Ndërkohë që tratativa për Isak ngelet e vështirë për shkak të kërkesave të larta financiare të Newcastle dhe interesimi për Rodrygo mbetet ende i vakët, fokusi i Liverpool po zhvendoset fuqishëm drejt Barcolës.
Megjithatë, arritja e këtij transferimi nuk pritet të jetë aspak e lehtë. PSG, i njohur për qëndrimet e forta në bisedime, nuk dëshiron të humbasë njërin prej lojtarëve më të talentuar, ndërsa trajneri Luis Enrique e sheh ende si pjesë kyçe të projektit të tij.
Sidoqoftë, ardhja e Kvaratskhelias në janar dhe shpërthimi i Warren Zaïre-Emery (Doué), i shpallur MVP i finales së Champions League, kanë kufizuar hapësirën e Barcolës në ekipin titullar. Kjo e ka shtyrë sulmuesin të mendojë seriozisht për të ardhmen dhe të shtyjë rinovimin e kontratës.
Liverpooli po e ndjek situatën me vëmendje dhe mund të bëjë një ofertë zyrtare në ditët në vijim. PSG, nga ana tjetër, ka vendosur çmimin për të hapur bisedimet: jo më pak se 100 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

