Liverpooli i “pangopur” në merkato, synon 3 blerje të tjera të mëdha

Liverpooli është i pangopur në këtë merkato vere dhe synon të thyejë çdo rekord. Pas afrimeve të bujshme si Florian Wirtz, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili, Jeremie Frimpong dhe Hugo Ekitike – për një shifër totale prej rreth 320 milionë euro – klubi anglez është duke punuar për të tjera goditje të mëdha për të kompletuar skuadrën e trajnerit Arne Slot.

Në plan janë tre operacione shumë të vështira. Së pari, Darëin Nuñez është drejt largimit, ndërsa Luis Diaz po shtyn për të kaluar te Bayern Munich, që ka paraqitur një tjetër ofertë për kolumbianin. Ndërkohë, vdekja tragjike e Diogo Jota e ka detyruar klubin të ndërhyjë me urgjencë në repartin ofensiv.

Emri i parë në listë është sulmuesi suedez Alexander Isak, që kërkon largimin nga Newcastle pasi është lënë jashtë turneut veror. “Magpies” kërkojnë plot 172 milionë euro për të, një shifër që ka trembur edhe klubet më të pasura si Al Hilal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër objektiv është braziliani Rodrygo, që ka humbur terren te Real Madrid pas ardhjes së Kylian Mbappé. Sulmuesi është prej ditësh në bisedime me Liverpoolin, por “Los Blancos” kërkojnë të paktën 100 milionë euro për kartonin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbrojtje, pas largimit të Quansah te Bayer Leverkusen dhe pasigurisë mbi të ardhmen e Konaté, Liverpool ka vënë në shënjestër Marc Guehi të Crystal Palace. Qendërmbrojtësi i kombëtares angleze shihet si profili ideal, por për të duhen të paktën 58 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?