Liverpooli i rekordeve nuk ndalet, merr fitoren e 16-të radhazi (VIDEO)

Liverpooli nuk ka ndërmend që të frenohet këtë sezon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp mori fitoren e 16-të radhazi në kampionat dhe të 24-n nga 25 ndeshje në këtë sezon. Viktima e radhës ishte Southampton, që ka mundur me shumë lehtësi 4-0.

Pas një pjese të parë pa gola, kampionët e Europës do të shpërthenin në fraksionin e dytë. Oxlade-Chamberlain zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërkohë që kapiteni Henderson dyfishoi në të 60-n. Mohamed Salah u thirr në apel në fundin e takimit duke shnuar dy gola.

Liverpooli ka një ecuri rekord, pasi ka arritur të grumbullojë deri më tani 73 pikë, 22 më shumë se Manchester City. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP