Liverpooli kërkon biletën për në finale, sfidon sonte “Nëndetësen e verdhë”
Liverpooli mbrëmjen e sotme do të luajë duelin e parë gjysmëfinal të Champions League kundër surprizës, Villareal. Nën drejtimin e Jurgen Klopp, “Të kuqtë” po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe mbeten një nga skuadrat pretendente për të fituar këtë kompetcion.
Villareali ndërkohë nuk është aspak një ekip që duhet nënvlerësuar, pasi eliminoi Juventusin dhe Bayernin, dy skuadra të mëdha në emër. Te skuadra spanjolle dyshimi i madh mbetet Gerard Moreno për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që te Liverpooli mund të mungojë Firmino pas një dëmtimi në kavilje.
Pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes City-it dhe Realit, tashmë mbetet të shihet nëse do të ketë gola edhe sonte në mbrëmje.
KOHA JONË SONDAZH

