Liverpooli kërkon “bishën” e Wolves, por ai kushton 80 milionë euro
Adama Traore është futbollisti që kërkohet me ngulm nga Jurgen Klopp. Por për të arritur tek anësori i Wolverhampton, që e bleu nga Barcelona sezonin e kaluar vetëm për 20 milionë euro, “The Reds” duhet të bëjnë një investim të rëndësishëm.
Sipas “Daily Mail”, “bisha” si thirret ndryshe, kushton rreth 80 milionë euro dhe vështirë që Wolves mund të negociojnë për të ulur çmimin e tij pas një sezoni fantastik. Kjo duket se ka stepur disi drejtuesit e Liverpoolit që vështirë se mund të investojnë një shifër të tillë në këtë periudhë krize.
Tekniku gjerman ka shprehur gjithnjë vlerësimin e tij për Traore, por u bind plotësisht kur skuadra e tij luajti kundër Wolverhampton dhe i gjithë krahu ku luante Adama Traore u vu në rrezik konstant dhe në një sprovë të vështirë. Shpresa duket se mbetet te shitja e disa futbollistëve si Origi dhe Shaqiri për të grumbulluar sa më shumë të holla për t’i përdorur më pas për afrimin e Traore.