Liverpooli kërkon sërish yllin e skuadrës së Lazios

Sergej Milinkovic-Saviç është një nga emrat më të kurkuar në sezonet e fundit në futbollin evropian, por mesfushori serb ende nuk ka lëvizur. Liverpooli e kërkoi me insistim gjatë verës, por tashmë është rikthyer sërish në gjurmët e serbit, i cili është protagonist kryesor në formacionin e bardhekaltërve.

“The Reds” për të arritur te kartoni i mesfushorit më pare duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve të tjera që janë në garë për lojtarin, por kjo nuk është e vetmja pengesë pasi edhe vlera e kartonit të Milinkovic-Savic nuk është e pakët pasi, presidenti i italianëve Lotito për ta lënë të lire lojtarin kërkon jo më pak se 80 milionë euro.

Juventus dhe Inter gjithashtu e kanë në listën e dëshirave serbin, por fjalën e fundi do ta ketë klubi bardhekaltër dhe vetë futbollisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?