Liverpooli kërkon të rrëmbejë super talentin 17-vjeçar të Dortmundit
Liverpooli dëshiron të rrëmbejë një tjetër talent nga Borussia Dortmund. Ai është Youssoufa Moukoko, një sulmues 17-vjeçar, i cili tashmë ka thyer rekord pas rekordi në Bundesliga.
Sipas raportimeve nga mediet britanike sot “The Reds” janë në pole position në garën për talentin e Gjermanisë U-21, me të cilën deri më tani këtë sezon numëron 16 paraqitje, 4 gola dhe 5 asistime.
Lojtari i vitlindjes 2004 me origjinë nga kameruni është pjesë e Dortmundit që nga viti 2016.