Liverpooli mbetet pa Salah dhe Mane në janar, zbulohet plani i Klopp

Jurgen Klopp pritet të mbetet vetëm me Divock Origin dhe Diogo Jotën në sulm në muajin janar për shkak të Kupës së Afrikës, pasi Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të jenë të impenjuar me kombëtaret e tyre.

Emri që po lakohet për t’u transferuar te Liverpool që në janar, është sulmuesi kolumbian Luiz Diaz, i cili ka spikatur me Porton dhe është gati për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, transferimin në Premier League.

Futbollisti 24-vjeçar ka një vlerë prej 25-30 milionë eurosh në treg dhe për më tepër, mund të luajë mirë në të dy krahët e sulmit, ndaj Klopp e vlerëson maksimalisht dhe është gati ta sjellë në “Anfield Road” që në ditët e para të janarit. Këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të formacionit të Sergio Conceicaos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?