Liverpooli mund pastër Interin dhe hipotekon kualifikimin, Coman shpëton Bayernin në Austri (VIDEO)

Liverpooli hedh një hap drejt kualifikimit për në çerekfinale, pasi ka arritur një fitore të madhe që në duelin e parë 2-0 në “San Siro” ndaj Interit. Ishte një ndeshje mjaft e mirë e zikaltërve, të cilët krijuan shumë shanse shënimi në 45-minutat e para me Calhanoglu, që do të ndalej nga traversa.

Liverpooli ndërkohë vuajti deri në minutën e 60-të, derisa Klopp vendosi që të aktivizonte blerjen e re Luiz Diaz. Portugezi i dha një tjetër ritëm ndeshjes. Në minutën e 75-të, pas një goditje nga këndi, Firmino kërcen mjaft mirë me kokë, duke arritur që ta dërgojë në cepin e portës së Handanovic, i cili nuk arriti ta ndalte.

Goli i dha një goditje të rëndë Interit, që në minutat e fundit bën gabime të shumta në mbrojtje duke pësuar dhe golin e dytë. Mohamed Salah e shfrytëzon në mënyrën më të mirë njërin prej tyre duke e dërguar topin në kuadrat.

Salzburgu nuk arriti që të ruante fitoren deri në fund, duke barazuar 1-1 ndaj Bayernit. Në minutën e 21-të, Adamu shënoi një gol spektakolar me një goditje shumtë të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin më të largët të Neuer. Bayerni u përpoq që të reagonte, por golin do ta gjente me Coman vetëm në fundin e ndeshjes, pasi francezi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase. /R.Lika-Koha Jonë/


SHKARKO APP