Liverpooli mund Tottenhamin dhe ngjitet në zonën Champions

Liverpool vijon ngjitjen në renditje dhe, falë edhe barazimit të Chelseat, rikthehet në zonën Champions. “The Reds” triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Tottenhamit në Londër, në një ndeshje të luftuar deri në fund, pavarësisht se vendasit e mbyllën takimin me dy lojtarë më pak.

Sfida u ndërlikua për Spurs që në minutën e 33-të, kur Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër. Megjithatë, avantazhi numerik nuk u shfrytëzua menjëherë nga Liverpool, i cili e gjeti golin në fillim të pjesës së dytë, edhe falë një ndryshimi të detyruar. Pas dëmtimit të Bradley-t, trajneri Slot hodhi në fushë Isak, i cili u tregua vendimtar duke shënuar golin e parë vetëm dhjetë minuta më pas, pas asistit të Wirtz.

Ironikisht, edhe Isak u detyrua të largohej i dëmtuar pak minuta pas golit, duke i lënë vendin Frimpong. Edhe ky zëvendësim rezultoi vendimtar, pasi në minutën e 66-të, pas një asistimi të tij, Ekitiké realizoi golin e dytë për Liverpoolin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tottenhami reagoi në fund. Në minutën e 80-të, trajneri Frank aktivizoi Richarlison në vend të Kolo Muani-t dhe braziliani shënoi vetëm tre minuta më vonë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Në minutat shtesë, Romero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Spurs me nëntë lojtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht shtesës së gjatë deri në minutën e 101-të, barazimi nuk erdhi. Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në kuotën e 29 pikëve, në të njëjtin nivel me Chelsean, ndërsa Tottenhami mbetet në 22 pikë, gjithnjë e më larg zonës europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?