Liverpooli në ankth, kapiteni Henderson rrezikon sezonin pas dëmtimit
Jordan Henderson rrezikon ta ketë mbyllur sezonin. Mesfushori anglez u dëmtua në derbin e 20 shkurtit me Evertonin, ku u zëvendësua që në minutën e 30-të të takimit nga Nathaniel Phillips.
Fillimisht u mendua se Henderson do të qëndronte jashtë fushave diku te gjashtë javë, por mesa duket gjendja e tij është më serioze se aq. Sipas mediave angleze 30-vjeçari i është nënshtruar disa testeve të tjera që kanë evidentuar një shkallë më të rëndë dmëtimi.
Jordan nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në muajin maj, por mund të rrezikojë edhe pjesëmarrjen e tij në kampionatin europian me kombëtaren angleze. Klopp këtë sezon ka humbur Van Dijk, Matip për dëmtime të rënda, ndërkohë që dëmtimet kanë qenë të shumta edhe për lojtarë të tjerë.