Liverpooli nënshkruan akordin e ri me Nike për një shifër rekord

Liverpooli pas suksesit të jashtëzakonshëm në sezonin e fundit ku fitoi Championsin, tashmë është pranë një marrëveshje prej 80 milionë paundësh në sezon me firmën e njohur Nike.

Partneriteti i tyre me markën amerikane të sportit dhe këpucëve do të fillojë në 1 qershor 2020. Nike do të furnizojë me uniforma ekipin e parë, atë të femrave, skuadrat e akademisë, stafin e stërvitjes dhe Liverpool FC Foundation.

Marrëveshja e Liverpoolit me Nike i jep mundësi The Reds të thyejnë rekordin e klubeve të Premier League-s që mbahej nga Manchester United nga marrëveshja me Adidas (75 milionë paundë në vit).

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madridi (98 milionë paundë) dhe Barcelona (100 milionë paundë) janë skuadrat e vetme të futbollit europian që do të fitojnë më shumë se Liverpooli përmes sponsorizimit të uniformave.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?