Liverpooli nuk di të fitojë më, sfidë spektakolare ndaj Leeds United
Kriza e Liverpool-it njeh fund, pasi skuadra e Arne Slot u ndal sërish, këtë herë me një barazim dramatik 3-3 në fushën e Leeds, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 96-të. Një ndeshje plot emocione, përmbysje dhe ritëm të lartë, që la të dyja ekipet me ndjesi të përziera, por sigurisht më të zhgënjyer mbetën “Reds”.
Në pjesën e parë Liverpool dominoi lojën, duke rrezikuar disa herë portën vendase. Mundësia më e mirë erdhi në minutën e 16-të kur Curtis Jones goditi traversën, por Leeds arriti ta mbyllë portën dhe 45 minutat e para u fikën në shifrat 0-0.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të çmendur dhe me protagonist një emër: Hugo Ekitike. Sulmuesi i Leeds shpërtheu me një dopietë të shpejtë brenda dy minutave, në minutat 48 dhe 50, duke tronditur miqtë dhe duke ndezur atmosferën në Elland Road.
Megjithatë, ekipi i Farke nuk u ndal me kaq. Në minutën e 73-të Dominic Calvert-Leëin ngushtoi diferencën nga pika e bardhë, dhe vetëm dy minuta më vonë Stach shënoi golin e barazimit 2-2, duke rikthyer shpresat e tifozëve vendas.
Liverpool reagoi shpejt dhe në minutën e 78-të riktheu avantazhin me një goditje të saktë të Dominik Szoboszlai, pas një asisti nga Gravenberch. Kur gjithçka dukej e mbyllur dhe fitorja e “Reds” e sigurt, Leeds goditi në çastet e fundit. Në minutën e 96-të, pas një goditje këndi, topi përfundoi te Tanaka, i cili me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë për 3-3, duke shpërthyer stadiumin në festë.
Ky barazim lë Liverpool-in në kuotën e 23 pikëve, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Leeds arrin në 15 pikë, duke qëndruar vetëm një hap mbi zonën e rënies nga kategoria.

KOHA JONË SONDAZH

