Liverpooli nuk fiton dot ndaj Fulham, një serb u bën “gjëmën” me dopietë (VIDEO)

Liverpooli nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fulham në duelin e parë për sezonin e ri në Premier League. Vendasit zhvilluan një ndeshje fantastike, duke vendosur në vështirësi ekipin e Klopp.

Fulham kaloi e para në avantazh në minutën e 32-të, me një gol të shënuar nga Mitrovic, me një goditje me kokë. Klopp në fraksionin e dytë aktivizon blerjen e re, Darëin Nunez, i cili u bë menjëherë protagonist duke shënuar një gol të bukur me finte.

Në anën tjetër Mitrovic fitoi një penallti pas një faulli të Van Dijk, ndërkohë që shkoi vetë për ta ekzekutuar me saktësi. Liverpooli me shumë fat do të gjente golin e barazimit me Salah, që u shërbye nga Nunez. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP