Liverpooli nuk ndalet në merkato, në janar kërkon sulmuesin e Bournemouth

Sipas mediave angleze, Liverpooli ka vënë në shënjestër Antoine Semenyon për merkaton e dimrit. Sulmuesi i Bournemouth po zhvillon një sezon të shkëlqyer, me gjashtë gola dhe tre asistime në 11 ndeshje të Premier League, formë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e “Reds”.

Klubi i Jurgen Kloppit raportohet se ka nisur kontaktet e para për të testuar terrenin dhe për të kuptuar hapësirat e një transferimi të mundshëm. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë: Semenyo ka kontratë deri në vitin 2030 dhe largimi i tij mund të realizohet vetëm duke paguar klauzolën prej 70 milionë paundësh.

Interesi për sulmuesin ganez nuk vjen vetëm nga Liverpooli; edhe disa skuadra të tjera të Premier League po monitorojnë situatën, duke paralajmëruar një garë të fortë në merakton e janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?