Liverpooli nuk ndjen krizë, ofron 122 milionë euro për dy yjet e Wolves

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në uljen e çmimit të futbollistëve, teksa tashmë do të jetë shumë e vështirë që të shohim shifra të çmendura. Liverpoolin e ndan vetëm matematika nga fitorja e Premier League këtë sezon, por Klopp ka nisur të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Strategu gjerman është shumë i interesuar për dy futbollistë të Wolverhampton. Në fundin e kampionatit do të largohen Adam Lallana dhe Xherdan Shaqiri, teksa vendin e tyre pritet që ta zënë Adama Traore dhe Ruben Neves.

Për t’i sjellë në “Anfield Road”, të kuqtë duhet që të bëjnë plotë 110 milionë paund apo 122 milionë euro. Mesa duket kriza nuk është se është ndjerë shumë në arkat e klubit të kampionëve të Europës në fuqi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP