Liverpooli përmbys Rashicën, fitojnë Arsenali dhe Chelsea (VIDEO)
Liverpool mori një fitore me përmbyse 3-1 ndaj Norwich. Milot Rashica realizoi golin e parë në Premier League, teksa për të mposhtur portierin Allison u ndihmua edhe nga një devijim i Matip.
Skuadra e Klopp më pas do të reagonte mjaft mirë me dyshen Mane-Salah duke përmbysur sfidën brenda dy minutave (64-t dhe 66-të). Në fund, Luis Diaz shënoi golin e parë me ekipin e ri, me Liverpool që mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, ndërsa Norwich gjendet e fundit me vetëm 17 pikë.
Arsenal mori një tjetër sukses të rëndësishëm, 2-0 ndaj Brentford. Golat për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, u shënuan në fraksionin e dytë të sfidës. Smith Roëe zhbllokoi rezultatin në minutën e 48, ndërkohë që Saka vulosi fitoren në të 79-tën.
Chelsea vuajti shumë në transfertë ndaj Crystal Palace megjithatë në fund Blutë e Londrës dolën me tre pikë. Goli vendimtar u realizua një minutë para mbylljes së kohës së rregullt nga ana e Ziyech. Pas këtij suksesi, Chelsea ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

