Liverpooli po turpëron United, Salah shënon tripletë (VIDEO)
Sporti E Diel, 24 Tetor 2021 18:48
Manchester United po luan një ndër ndeshjet më të vështira në historinë e Premier League. Djajtë e Kuq janë duke u mundur shumë thellë, 0-5 nga Liverpooli në shtëpinë e tyre në Old Trafford.
Pas dy golave të Keita dhe Dogo Jota-s, Mohamed Salah ka shpërthyer me një tripletë personale. Fillimisht ai realizoi një dopietë në fundin e pjesës së parë.
Më pas do të vinte dhe një tjetër gol në fillimin e së dytës përballë portierit De Gea.
KOHA JONË SONDAZH

