Liverpooli refuzon dhe ofertën e dytë për Mane, e cilëson si qesharake

Liverpool ka refuzuar menjëherë ofertën e Bayernit për Sadio Mane. Skuadra bavareze rriti propozimin deri në 35 milionë euro, por me një klauzolë, që në Angli nuk është pritur aspak mirë.

Propozimi i ri nga klubi gjerman arrinte atë shumë vetëm nëse bavarezët do të fitonin Champions League dhe senegalezi do të shpërblehej me Topin e Artë në secilin prej sezoneve të ardhshme.

Te Liverpooli kjo ofertë konsiderohet tallje, kështu drejtuesit e “The Reds” ia kanë bërë të qartë Bayernit se nuk do të flasin më derisa të përgatiten për një ofertë serioze. “Të Kuqtë” kërkojnë 50 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?