Liverpooli transferon mbrojtësin grek, do të rivalizojë Robertson
Liverpooli ka njoftuar blerjen e anësorit të majtë, Kostas Tsimakas, për 11.75 milionë euro nga Olympiacosi. 24-vjeçari grek, i cili ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen helene, bashkohet me kampionët e Premier League-s teksa firmosi kontratën në terrenin e stërvitjes në Melëood, të hënën.
Tsimikas bëri debutimin me skuadrën e Olympiacosit në dhjetor 2015 dhe deri atëherë numëron 86 paraqitje në total për klubin grek.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për mua, është klubi më i madh në botë. Është nder të jem këtu dhe do të jap më të mirën,” – tha Tsimikas për Liverpoolfc.com.
Tsimikas do të veshë fanellën me nr. 21 në “Anfield”. Jurgen Klopp beson se afrimi i tij do të sigurojë konkurrencë të shëndetshme në krahun e majtë me titullarin Andy Robertson.